Me kallash dhe 165 kg hashash ne BMW X5
Plot 165 kilograme lende narkotike e llojit kanabis sativa si dhe nje automatik kallashnikov i sekuestruar si dhe nje person i arrestuar. Ky ka qene bilanci i policise se Vlores gjate dites se djeshme ku fale nje operacioni te organizuar per kapjen e nje personi te dyshuar per trafikim te lendeve narkotike agjentet e antidroges kane vene ne pranga 25-vjecarin Klodian Llanaj banues ne lagjen Pavaresia ne Vlore. Lajmi eshte bere i ditur nga burime te policise se qytetit bregdetar sipas te cilave droga eshte sekuestruar gjate nje kontrolli te automjetit me targa TR 4911 M tip BMW X 5 ne pronesi te 25-vjecarit. Gjithashtu gjate kontrollit te automjetit policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe nje arme tip kallashnikov model 56 di dhe nje kreher te mbushur me 60 fisheke. Policia tha gjithashtu se arrestimi i 25-vjecarit eshte bere prane fshatit Peshkepi dhe mesohet se droga po transportohej drejt qytetit te Vlores nderkohe qe materialet ne ngarkim te 25-vjecarit i kane kaluar prokurorise per hetime te metejshme.