Dy ne pranga qellojne me thike dhe plagosin dy persona
Dy persona jane ndaluar nga policia e kryeqytetit pasi dyshohet te jene autoret e dy plagosjeve me thika te ndodhura dy dite me pare. Sipas te dhenave te policise se Tiranes gjate dites se djeshme mesohet se Sherbimet e Parandalimit te Krimit te Komisariatit te Policise nr. 3 Tirane dhe specialistet e Seksionit kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Lirise se Personit bene te mundur arrestimin ne flagrance mesditen e se henes te N. 16 vjec banues ne Tirane. Ky i mitur u arrestua sepse rreth ores 11.30 te se henes ne afersi te shkolles Ahmet Gashi ne Laprake pas nje konflikti per motive te dobeta ka plagosur rende me dashje duke e goditur me arme te ftohte thike bicak shtetasin Valer Fran Mehmeti 24 vjec me banim ne Tirane i cili aktualisht ndodhet i shtruar ne Spitalin Ushtarak Tirane ne gjendje te rende per jeten. Gjithashtu pergjate oreve te vona te mbremjes se te henes sherbimet e Parandalimit dhe te Hetimit te Krimit te Komisariatit te Policise nr. 6 Tirane dhe specialistet e Seksionit kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Lirise se Personit bene te mundur arrestimin ne flagrance te shtetasit Fatjon Qemal Shima 23 vjec lindur dhe banues ne Mezez Tirane. Polici atha se kapja dhe me pas arrestimi i tij u krye sepse rreth ores 1935 te se henes ne Mezez ne bashkepunim edhe me nje bashkemoshatarin e tij per te cilin po punohet per kapjen e tij per motive te dobeta dyshohet se kane tentuar te vrasin me arme te ftohte thike shtetasit Gezim Myslym Qyra 21 vjec dhe Mustafa Fiqiret Godolja 21 vjec lindur ne Gramsh dhe banues ne Mezez te cilet ndodhen ne Spitalin Ushtarak Tirane ne gjendje te rende per jeten. Materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre i kaluan prokurorise per konsumim te vepres penale te Vrasjes me dashje e mbetur ne tentative.