E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi bashkon Ballkanin, nis turi “Majat e Ballkanit”

Promovohet itinerari turistik, shtigjet ndërkufitare "Majat e Ballkanit", që lidh zonat malore të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, që është pjesa kryesore e zhvillimit të projektit ndërkufitar të turizmit malor, i zbatuar nga Gesellschaft für Zusammenarbeit Deutsche internationale (GIZ) GmbH, në emër të qeverisë gjermane. Ideja e projektit është që të zhvillojë dhe promovojë këtë zone malore ,si një destinacion turistik i vetëm. Në këtë mënyrë, turistët mund të shijojnë një kombinim të burimeve natyrore të çdo vendi, ndërsa çdo destinacion rrit atraktivitetin e vet. Një grup prej rreth 40 vetash nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dh Gjermania, kanë përshkuar shtegun "Majat e Ballkanit" për herë të parë që nga identifikimi i saj. Në 6 ditë ata ecin nga Peja, Kosova për në Plavë të Malit të Zi dhe duke vazhduar për në Theth dhe Valbonë të Shqipërisë. Në çdo vend ishte organizuar një ceremoni e hapjes, e cila u mbajt në datën e mbërritjes. Ceremonitë e hapjes janë ndjekur nga përfaqësues të Ministrisë së Turizmit të Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë, Kryetari i Këshillit të qarkut Shkodër Gjovalin Kolombi, përfaqësues të komunave të 3 shteteve si dhe përfaqësues nga agjencitë e udhëtimit më të rëndësishme në rajon. 40 shtegtarët që morën pjesë në këtë aktivitet, vinin nga të tre shtetet, Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, përfaqësues të klubeve alpiniste, bizneseve turistike, guida dhe njësi vendore, si dhe stafi i GIZ. Deutsche Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH ka mbështetur zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në këtë zonë që nga viti 2005. Projekti aktual ndër-kufitar i GIZ zbatuar nga "Fondi i Hapur Rajonal për Nxitjen e Tregtisë së Jashtme" ("Open Regional Fund for Foreign Trade Promotion" - ORF FT) synon përgatitjen e terrenit për një destinacion të turizmit ndërkufitar në trekëndëshin kufitar të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Objektivi i programit të Fondit të Hapur Rajonal për Nxitjen e Tregtisë së Jashtme është që të forcojë konkurrencën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për të rritur tregtinë në rajon, nëpërmjet bashkëpunimit shumë-vendesh mes kompanive dhe të institucioneve dhe promovojë Europën Jug-Lindore, si zonë të vetme ekonomike në fazën ndërkombëtare. Për më tepër, Fondi i Hapur Rajonal mbështet ndërtimin e rrjeteve rajonale dhe shkëmbimin e përvojës. Fondi i Hapur Rajonal zbatohet nga Deutsche Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, në emër të qeverisë gjermane dhe mbështet projekte me afat 2-vjeçar dhe pjesëmarrjen e disa vendeve në sektorë të ndryshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›