Rezervat e naftës, frymëmarrje për vendet e industrializuara
Në luftën kundër çmimeve të larta të naftës dhe për shkak të vështirësive në nxjerrjen e naftës vendet e industrializuara shesin pjesë të rezervave të tyre strategjike të naftës.
Nën kujdesin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) në korrik do të dërgohen në treg 60 milionë fuçi (me 159 litra secila).
Agjencia këshillon 28 vendet e industrializuara në çështjet e energjisë, duke përfshirë edhe Gjermaninë. Eshtë hera e tretë në historinë e vendeve anëtare të IEA, që shtetet anëtare përdorin rezervat e tyre strategjike të naftës, tha Drejtori i Përgjithshëm i IEA, Nobuo Tanaka.
Agjencia e justifikoi këtë masë me faktin se pasojat e ndërprerjes së prodhimit në tregun libian të naftës sa vijnë e rriten. Kjo mund të kërcënojë rimëkëmbjen e brishtë në ekonominë botërore. Për shkak të luftës civile në Libi deri në fund të majit kanë munguar 132 milionë fuçi naftë.