E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrest me burg per 18 vjeçaren, Nazime Visha

Foto e gjetur ne celularin e viktimes

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 30 ditë, për 18- vjeçaren, Nazime Visha, mbi të cilën rëndon akuza e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje.

Vetë Visha e përfaqësuar nga avokatja e saj, Vjollca Pustina ka qenë e pranishme në sallën e gjyqit.

Prokurori, Blerim Tominaj është shprehur se Fiqiri Muça është qëlluar me 5 plumba nga 29 të dalë nga gryka e kallashnikovit. Një dëshmi e cila duket se do të ndërrojë rrjedhën e hetimeve, dhe mund të implikojë të tjerë persona në vrasje, është dëshmia e taksistit që ka shoqëruar viktimën natën e vrasjes. Ai mësohet se ka deklaruar se në momentin e ngjarjes kanë dalë jashtë 3 persona, Xhaxhai i vajzës, Gjyshi i saj dhe vetë Nazime Visha. Prokuroria do të ketë 30 ditë kohë për të vërtetuar të gjitha pretendimet e ngritura.

Nazime Visha, 18- vjeçare qëlloi për vdekje pak ditë më parë, Fiqiri Muçën.

Ngjarja e rëndë , e cila tronditi opinionin publik vazhdon të jetë në rradhë të parë të shtypit të ditës. Gazeta Panorama prej dy ditësh zbardh mesazhet e gjetura në telefonin e viktimës, të dërguara nga 18- vjeçarja, Nazime Visha.

Mesazhet e botuara i kanë dhënë një tjetër dimension ngjarjes, pasi nëpërmjet tyre duket se Nazime Visha dhe viktima kanë pasur marrëdhënie intime që në vitin 2008. Të paktën kështu zbulohet nëpërmjet mesazheve që kanë shkëmbyer mes tyre, nga janari-maj 2012.

Në një prej 250 SMS-ve, Nazimja i kujton atij se kanë 4 vite së bashku, ndërsa e paralajmëron për vetëvrasje me helm. Jeta ime vetem per ty mendoj. Mendon per mua me ma kthe shpine te gjallme se un dal rrugvet me qeshin rri ne shpi me vrasi mendo shum dhe ti per mua nese do ma kethesh shpinen neket jet selfaten me ma pru para se te largohesh nuk dua jeten pa ty vdekje e pranoj pa ty sjetoj bashk nuk kem nit i dit per kemi nejt por bashk u ben kater vjet se un per ty jetoj ta dish mir shko po sbesove shko bej me helm banenet dhe un kam per ti henger se te kam then nje dit jeta ime te e di sa te dua, shkruan ajo në dialektin e saj, që i përket fshatrave në kufirin që ndan Tiranën me Burrelin, por ku duket edhe mungesa e arsimit.

Ndërkaq avokatja e 18- vjeçares, Vjollca Pustina është shprehur se Nazimja i ka dërguar mesazhet nën presion dhe kërcënime. Sipas saj, viktima e përdhunonteqë në 8-vjeçare dhe do e trafikonte për në Kosovë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›