Nishani dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Gjate votimit te kodit zgjedhor ne Parlament
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, me Dekretin me nr. 7737, datë. 16.08.2012, dekretoi shpalljen e Ligjit nr. 74/2012 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10 019, datë 29.12.2008 Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Në një njoftim të Presidencës thuhet se Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, me Dekretin me nr. 7737, datë. 16.08.2012, dekretoi shpalljen e Ligjit nr. 74/2012 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10 019, datë 29.12.2008 Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë
Kodi i ri zgjedhor u miratua me konsensusin e Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, ndërsa nuk u morën parasysh propozimet e partive të vogla.
Reforma zgjedhore eshte miratuar në korrik me 127 vota pro, 2 vota kundër dhe 3 vota abstenim.
Ndryshimet në Kodin e Ri
9. Numërimi dhe rezultati
9.1 Kutia e materialeve zgjedhore nuk hapet në VNV, përveçse kur mungon procesverbali i mbylljes së QV;
9.2 KMZ hapen në proces ankimor sipas nenit 136 dhe 138 (me kërkesë të dy anëtareve)
9.3 Refuzimi për numërim të kutive ndëshkohet sipas Kodit Penal dhe duke shkarkuar menjëherë komisionarët;
9.4 KQZ nuk shpall rezultat zone zgjedhore pa numëruar gjithë kutitë e pranuara të rregullta;
9.5 Numërimi elektronik në vitin 2013 të përdoret në qarkun e Fier (12 % e vendit);
10. Administrata zgjedhore
10.1 KQZ -3 opozita / 3 maxhoranca dhe kryetari që zgjidhet pas një konkurrimi publik, seancë dëgjimore në Kuvend, dhe përmes një procedurë që kërkon dhe mbështetjen e opozitës dhe ku në fund na lind e drejta të skualifikojmë dy nga 4 personat që kanë marrë më shumë mbështetje në Komisionin e Ligjeve;
10.2 Rregullorja e KQZ të miratohet me 5 vota dhe jo më vonë se 60 ditë nga fillimi i punës i KQZ (aktualisht nuk ka rregullore dhe rregullorja e administratës është me 4 vota);
10.3 Anëtarët e KQZ të kenë mandat 6-vjeçar, ndërkohë që kryetari i KQZ-së zgjidhet për 4 vjet (2 nga anëtarët me short ripërtërihen pas tri vitesh);
10.4 Anëtaret e rinj të emërohen jo më vonë se 30 ditë nga hyrja në fuqi e ligjit (shtator 2012);
10.5 KQV do të përbëhet nga 7 persona, përfshirë dhe sekretarin;
11. Ankimimi në KQZ
11.1 Përmirësohen disa nga procedurat e ankimit në KQZ;
11.2 Palët në çdo kohë kanë të drejtë të kërkojnë ndryshimin e kërkimit kur kanë dalë fakte të reja;
11.3 Garantohet përfundimisht kërkesa e dy anëtarëve për prova (material në kuti) pa votim dhe diskutim në KQZ;
10. Ankimi në Gjykatë
10.1 Përmirësohen disa procedura të ankimit gjyqësor;
10.2 Anëtarët aktualë të Kolegjit Zgjedhor nuk hidhen më në short dhe përjashtohen.
Presidenti Nishani ka dekretuar edhe një serë ligjesh të tjera.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani gjithashtu me Dekretin 7738, datë.16.08.2012 shpalli Ligjin nr. 75/2012 Për ratifikimin e akteve dhe të dokumentave të Kongresit të 24-t të Bashkimit Postar të Përbotshëm (UPU), Gjenevë, 2008; me Dekretin nr. 7739, datë 16.08.2012 shpalli Ligjin nr. 76/2012 Për ratifikimin e marrëveshjes për statusin ligjor të Qendrës Rajonale të Mjedisit për Europën Qendrore dhe Lindore; me Dekretin nr. 7740 datë. 16.08.2012 shpalli Ligjin nr. 77/2012 Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare; dhe me Dekretin nr. 7741, datë 16.08.2012 shpalli Ligjin nr. 78/2012 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8873, datë 29.03.2002 Për sigurimin e depozitave, të ndryshuar. - përfundon njoftimi i Presidencës.