E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidentja Jahjaga nuk do të dorëhiqet

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidenca e Republikës ka sfiduar subjektet politike që e vunë në majë të pushtetit Atifete Jahjagën, të cilët tani kërkojnë nga ajo që pa përfunduar mandatin të lëshojë rrugë për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të kreut të shtetit.

Jahjaga vetë nuk do të marrë kurrfarë iniciative. Arbër Vllahiu, këshilltar dhe zëdhënës i presidentes, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes së Jahjagës, si akt për tu lëshuar rrugë zgjedhjeve presidenciale, shkruan Koha Ditore.

Nuk ka nevojë që vullnetshëm të lëshojë rrugë . Procedurat janë të qarta dhe duhet si në çdo rast tjetër të respektohet ligji dhe Kushtetuta, i ka thënë Kohës Ditore Vllahiu.

Nuk mundet presidenti i një vendi të deklarohet se ai është i gatshëm të dorëhiqet dhe të lëshojë rrugë sa herë ndërron raporti i forcave në Kuvend apo sa herë bëhen marrëveshjet dhe koalicionet e reja ndërmjet partive dhe subjekteve politike

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›