E Martë, 3 Nëntor 2026

Turizmi i mirëqenies, të rinjtë me ide inovative në Korçë

Pranë Qendrës së Zhvillimit Rajonal Korçë kanë nisur të afrohen të rinj të cilët duan të zhvillojnë idetë e tyre të biznesit në sektorin e turizmit. Një prej tyre është Gledisa Qesallari e cila  na tregon më tepër për projekt-idenë e saj.

“Kisha dëgjuar që do të kishte një hapësirë me zhvillimin e ideve që lidhen me fushën e turizmit dhe për këtë pata dëshirën që të jem pjesë dhe të krijoj një biznes në fushën e turizmit që lidhet kryesisht me një agjenci turistike ku do të përfshihet edhe pjesa e jogës dhe meditimit”, tha Gledisa Qesallati.

Prej 5 vitesh Gledisa ka qenë pjesë e sektorit të turizmi dhe ka praktikuar jogën, kësaj here mendoi të hapë vetë një biznes ku të bëjë bashkë njohuritë e saj në këto fusha.

Qendra e Zhvillimit Rajonal Korçë, e cila përfshin tre qarqe Korçë, Berat dhe Gjirokastër, do t’i shërbejë zhvillimit të burimeve njerëzore për industrinë turistike si dhe mbështetjes së operatorëve turistikë.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›