E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi kulturor ne vitin 2012

Vizito Shqiperine eshte projekti i perbashket i Organizates se kombeve te bashkuara dhe ministrise se Kultures qe synon promovimin e asaj qe quhet trashegimia kulturore e vendit tone. Programi qe eshte prezantuar sot eshte pershendetur edhe nga kryeministri Sali Berisha qe vleresoi potencialet e trashegemise kulturore te Shqiperise si nje vend me kulture te lashte dhe te larmishme e cila duhet te njihet dhe vizitohet nga turistet e huaj.Ne shnderrimin e turizmit si nje nga deget kryesore te enomise vendase eshte perqendruar vemendja dhe investimet e qeverise deklaroi kreu i ekzekutivit.

Qeveria eshte thellesisht e interesuar per ruajtjen zbulimin e metejshem dhe natyrisht marketingun e tyre sa me te mire ne interesin me te madh te imazhit te ketij vendi te intersit me te madh te zhvillimit kulturor te Shqiperise. Ne menyre qe vitin 2012 100 vjetorin e pavaresise se vendit ta shndrrojme njekohesisht dhe ne vitin e promovimit me te madh marketingut me te madh te pasurive kulturore te vendit dhe kombit tone u shpreh Berisha.

Ministri i kultures detajoi projektin i cili ka si definicion 2012 ne kuader te 100 vjetorit te pavaresise se vendit. Plani i veprimit parashikon 4 nderhyrje konkrete per marketimin e kultures dhe trashegimise kulturore shqiptare me i rendesishem nga te cilet eshte shpallja e vitit 2012 vit i cili shenon 100-vjetorin e pavaresise ne vend si vitin Vizitoni Shqiperine. Kjo iniciative synon te nxise me tej interesin e investitoreve te huaj per Shqiperine tha Xhaferri.

Projekti i financuar nga qeveria e Spanjes kap vleren e 3.2 milione dollareve. Ai do te synoje te ndihmoje insitucionet kulturore dhe turistike ne vend te forcojne kapacitet me qellimin e promovimit te trashegimise kulturore vendase.

Rovena Mocka

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›