E Martë, 3 Nëntor 2026

Turizmi malor në Shkodër/ Thethi apo Lëpusha, ndër pikat më të preferuara

Turizmi ka vijuar që të përjetojë ditët e tij më të mira. Edhe pse jemi jashtë sezonin turistik Shkodra dhe pikat turistike të saj vijojnë të vizitohen.

Ndonëse kushtet atmosferike nuk janë të favorshme në këtë periudhe si shkak i reshjeve të shiut, zonat malore si Thethi, Boga dhe Lëpusha po vizitohen nga turistët e huaj .

“Vij nga Australia, vizituam Shqipërinë dhe ky në Shkodër është ndalimi i fundit më pëlqeu shumë ky vend. Ne kaluam nga Valbona në Theth ishte fantastike ndërsa tani po qëndrojmë këtu e kemi shtyrë edhe dy ditë qëndrimin se po kalojmë shumë mirë”, tha një turiste.

“Vij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qëndrova këtu një natë dhe kaluam shumë mirë, Shkodra është shumë e bukur gjithashtu edhe ushqimi më pëlqeu shumë”, tha një turiste tjetër.

Sipas zyrës së informacionit turistik në Shkodër ky sezon ka regjistruar numrin  më të madh të turistëve të cilët kanë vizituar Shkodrën dhe kanë kërkuar informacion në Zyrën e Informacionit. Megjithëse aktualisht numri i turistëve ka rënë në krahasim me muajin e shkuar sërish interesi për të vizituar Shkodrën është i lartë

“Ka pas një rritje një rritje të jashtëzakonshme turistësh këtë vit në krahasim me vitet e tjera , kemi pas deri në 200 turistë në ditë që kanë ardhur pranë zyrës së informacionit. Vazhdojnë të kërkohen alpet shqiptare pavarësisht por ka interes edhe për zona turistike të qytetit që janë muzetë, kalaja, preferohet liqeni i Shkodrës”, tha Marsela Tafilica, specialiste e turizmit dhe shërbimit për vizitorin.

Gazetar: L.Kadija

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›