Plazhet e Semanit e Darëzezës, insektet kthehen në shqetësim për pushuesit

Prania e insekteve e veçanërisht e mushkonjave është kthyer në një shqetësim për pushuesit që frekuentojnë plazhet e Semanit dhe Darëzezës në këtë fillim sezoni veror.
Sipas pushuesve fenomeni është tepër shqetësues veçanërisht gjatë orëve të para të mëngjesit, duke e kthyer relaksin në stres, teksa theksojnë nevojën urgjente për dezinsektim.
Plazhet e Semanit e të Darëzezës janë të njohura për rërën kurative ndërsa preferohen nga turistë të shumtë vendas e të huaj, ndërkohë që këta të fundit kanë qenë frekuentues të vijës bregdetare të Fierit edhe gjatë muajve të dimrit.
E ndërkohë që përgjegjësia për pastrimin dhe mirëmbajtjen e 27 km vijë bregdetare është e bashkisë për dezinsektimin e plazheve duhet të kujdeset Instituti i Shëndetit Publik.
/RTSH/