E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shpërndarja e librave shkollorë/ Në Kukës është bërë furnizimi me tekstet e përzgjedhura

Pikat e shpërndarjes së librave në Kukës janë furnizuar me ta gjithë tekstet e përzgjedhura nga Zyra vendore e Arsimit në Kukës në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave.

Nga 1 shtatori do të nisë edhe shpërndarja e tyre.

“Furnizimin e të gjitha teksteve e kam tërhequr. Më datë 1 shtator fillon shpërndarja paradite dhe pasdite sipas kërkesave të shkollave, ndaj po presim grafikun,” thotë një punonjëse përgjegjëse për shpërndarjen e librave.

Ky vit vjen me risi, pasi krahas nxënësve të klasave të para, edhe ata të klasave të dyta e të treta do të përfitojnë libra të rinj, pa qenë nevoja t’i dorëzojnë në fund të vitit.

“Klasat e para deri të nëntën do i kenë falas. Për të parat dhe të tretat nuk do të rikthehen librat. Klasat 10, 11 dhe 12 janë sipas kategorive, ndërsa të tjerët do i blejnë librat në sportele,” thotë përgjegjësja e pikës së shpërndarjes.

Përfitues nga skema mbështetëse e teksteve falas do të jenë të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare, si dhe nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm.

Në çdo shkollë do të hartohet një grafik për shpërndarjen e teksteve, për të cilin mësuesit kujdestarë do të informojnë prindërit në mënyrë që procesi të jetë sa më i rregullt.

Mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në vend do të nisë më 11 shtator.

Gazetare: Sh. Elezaj

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›