E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Turizmi në Sarandë/ Kryebashkiaku Gurma: Sezon i suksesshëm

Dy vite pa pandemsisë së COVID-19, sezoni turistik i këtij viti i ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve vendorë në Sarandë.

Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma thotë se dukshëm në këtë trend rritës kanë ndikuar investimet në shëtitoren e qytetit bregdetar, ai për Bypass-in Lëkurës-Kanali i Çukës apo ndërtimi i rrugës së re Kardhiq-Sarandë.

Për të plotësuar paketën turistike dhe zgjatjen e sezonit edhe gjatë stinës së vjeshtës edhe dimrit janë ndërmarrë edhe iniciativa për nënshkrimin e një memorandiumi bashkëpunimi me bashkitë fqinjë, si Fini, Himarë, Delvinë dhe Konispol pritet që Saranda të ketë vizitorë gjatë stinës.

Në funksion të  përmirësimit të shërbimit, Drejtoria e Turizmit në Bashkinë e Sarandës ka realizuar një pyetësor në terren në lidhje me trendin e turistëve, kombësinë, grupmoshën, ditët e qëndrimit në qytet apo mënyrën e akomodimit.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›