E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Turizmi, prioritet absolute”, Kumbaro: Operatorët kanë shumë kërkesa, duhen më shumë njësi akomoduese

“Turizmi vijon të jetë një nga sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, duke shënuar rritje të vazhdueshme dhe duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj”, kështu u shpreh ministria e Turizmit, teksa ndau të dhëna mbi ecurinë e deritanishme e duke i konsideruar shifrat optimiste për të ardhmen.

“2024, u mbyll me 11.7 milionë, gati 12, ndërkohë muaji janar dhe shkurt kanë një rritje me 14-20% krahasuar me të vitit të kaluar. Janë shifra premtuese. Ndërsa po të dëgjojmë operatorët privatë flasim për rezervime të mbyllura për të gjithë vitin 2025, ku operatorët ankohen se kanë më shumë kërkesa se kapacitete”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro foli edhe për sfidat dhe nevojat që ka turizmi, duke theksuar rëndësinë e rritjes së kapaciteteve akomoduese.

“Na con te nevoja imediate të ndërtimit të strukturave akomoduese të të gjitha niveleve. Vlen të theksojmë se na duhen hotele me 4-5 yje na duhet turizëm i qëndrueshëm, i cili këron turistë që paguajnë më shumë dhe qëndrojnë më gjatë. Në fillim të mansdatit të tretë deklaruam që turizmi është prioriteti absolut. Ishte ekonomi është kthyer në industri dhe si e tillë do kohën e vet që të konsolidohet”, tha  ministrja.

Vizioni për “Shqipëria 2030” mbetet një objektiv kryesor, theksoi Kumbaro ku jo vetëm turizmi, por edhe sektorë të tjerë të ekonomisë po orientohen drejt zhvillimit të tij.

Bujqësia po luan një rol kyç përmes agroturizmit dhe prodhimeve bio, ndërsa investimet në infrastrukturë po realizohen në funksion të përmirësimit të përvojës turistike.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›