Turizmi rajoni mblidhet ne Tirane OBT Shqiperia e suksesshme
Perfaqesues nga vende te rajonit u mblodhen dje ne Tirane ne nje konference qe nxit perspektiven e perbashket per zhvillimin e turizmit. Kryeministri Sali Berisha mori pjese ne konferencen rajonale te vendeve te Evropes Juglindore me teme Turizmi si nje mjet per zhvillimin rajonal te qendrueshem organizuar nga Organizata Boterore e Turizmit Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve ne bashkepunim me organizatat si PNUD-i USAID-i dhe SMV. Kryeministri Sali Berisha tha se qeveria qe drejton ia doli te shenonte zhvillime te tilla ne kete sektor qe shnderruan Shqiperine nga nje vend jashte hartes boterore te turizmit ne 2004-n me vetem 300 mije turiste sot te numeroje te pakten 3.5 milione te tille. Nje zhvillim qe i dedikohet sic tha ai mbi te gjitha potencialeve turistike qe ofron vendi. Kryeministri garantoi se qeveria qe drejton mbetet e angazhuar te forcoje edhe me shume infrastrukturen turistike. Nisur nga prania e perfaqesuesve te qeverive te vendeve te rajonit kryetari i qeverise shqiptare beri thirrje te konsiderohet ngritja e nje infrastrukture rajonale qe i sherben zhvillimit turistik te perbashket. Ne konference ishte i pranishem edhe Sekretari i Pergjithshem i OBT-se Taleb Rifai i cili e krahasoi turizmin me nje energji te fuqishme qe i sherben zhvillimit ekonomik. Rifai tha se pavaresisht goditjes ekonomike qe pesoi Evropa per shkak te krizes ajo serish ka nisur te marre veten. Por Sekretari i Pergjithshem i OBT-se veren se ky zhvillim eshte ende i brishte. Ai listoi 4 ceshtje ku vendet e rajonit duhet te perqendrohen me kujdes.
Viti 2009 ishte vit i veshtire per te gjithe ne jo per Shqiperine ne fakt qe ia doli me sukses te kalonte neper keto kohe te veshtira. Industria e turizmit e mori shume shpejt veten ne muajt e pare te vitit 2010 duke shenuar nje rigjenerim domethenes. Por ky zhvillim duhet pare me sy te kujdesshem. Nje gje eshte e qarte qe ska me kthim pas. Kater jane ceshtjet per te cilat duhet te jemi vigjilente. Se pari ne rigjenerimin ekonomik qe megjithate eshte i brishte te jemi te kujdesshem me shifrat e papunesise. Mbetet sfide e forte ceshtja e mjedisit dhe se fundmi hendeku i varferise - deklaroi Taleb Rifai. Sekretari i Pergjithshem i OBT-se e konsideroi nje angazhim te rendesishem te qeverise shqiptare mbledhjen se bashku te te gjitha vendeve te rajonit ne funksion te turizmit. Ai tha se nje zhvillim i qendrueshem rajonal ne kete fushe duhet te bazohet ne konceptin se cfare eshte e mire per fqinjin eshte po aq e mire edhe per mua.