E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi shqiptar ne Euronews

Ne prag te nisjes te sezonit turistik, Ministria e Kultures ka ralizuar nje tjeter spot qe do te prezantoje turizmin shqiptar ne kanalin Euro News. Ne nje minutazh prej 30 sekondash qe nga dita e hene deri me 8 mars spoti publicitar do te transmetohet rreth kater here ne dite. Me kete spot Ministri i Kultures Ylli Pango premton se Shqiperia do te ruaje te njejtin numer turistesh si ne vitin 2008. Kete here minstri Pango nuk premton rritje te numrit te turisteve, pasi kriza ekonomike boterore i detyron te jene me realist e te synojne te njejtat shifra si nje vit me pare. Spoti publicitar eshte nje montazh me pamje kryesisht nga plazhet shqiptare dhe ka kushtuar rreth 160 milion lek, ose sa gjysma e atij te transmetuar ne CNN. Pas nej nderprerje ne muajin mars, spoti do te vazhdoj te transmetohet edhe per nje jave ne muajin prill.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›