E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfindustria: Do ketë rënie ekonomike

Konfindustria parashikon rënie të ekonomisë për periudhën e mbetur të 2009. Ky parashikm i konfindustrisë vjen nga të dhënat e deritashme të sjella pranë saj nga industritë kryesore të vendit dhe nga të dhënat e përgjithshme makroekonomike për 9 mujorin e vitit 2009. Sipas deklaratës për shtyp të konfindustrisë shfaqjet më të prekshme të parashikimit do të jenë: rënia të nivelit të shitjeve, mungesa të likuiditetit dhe rënia e fuqisë konkurruese të prodhimit vendor ndaj mallrave dhe shërbimeve të importit.
Industritë kryesore të vendit janë ndeshur me probleme të rënies të treguesve "të shitjeve" dhe mungesë "likuiditeti" gjatë periudhës së 6 mujorit të parë të vitit financiar 2009. Gjatë muajve korrik dhe gusht kryesisht si pasojë e sezonit turistik ka patur përmirësim të treguesve të mësipërm për industrinë ushqimore në përgjithësi dhe veçanërisht: - industria e prodhimit të vezëve, industritë e prodhimit të pijeve joalkoolike, etj.
Sipas konfindustrisë duhet mbajtur parasysh, se mungesa e ndjeshme e likuiditetit për mjaft industri ndodh në kushtet e një defiçiti buxhetor, si pasojë e shpenzimeve publike të rritura të kryra gjate vitit zgjedhor. Kjo do te thotë, se pjesa e mbetur e vitit 2009 si pasojë e shpenzimeve publike tashmë të kryera në shumicë dërrmuese në gjysmën e parë të vitit dhe domosdoshmëria për të ruajtur defiçitin buxhetor të parashikuar konfindustria, i kërkon qeverisë shqiptare dhe gjithë vendimarrjes politike në përgjithësi, që të vlerësoj, të ndërtoj dhe të zbatoj sa më shpejt një pakete masash të domosdoshme, që duhen marre për t'u përballur me zhvillimet në ekonominë shqiptare, që në thelb duhet të synojnë: mbështetjen e prodhimit vendor dhe uljen e sasisë së parave, që pa arsye vazhdojnë të largohen në mënyrë shqetësuese nga tregu shqiptar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›