E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turk të hënën viziton Kosovën

Presidenti i Sllovenisë, Danilo Turk, të hënën qëndron për vizitë në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Danilo Turk, do të takohet me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe me kryetarin e Parlamentit, Jakup Krasniqi.

Presidenti slloven do të vizitojë edhe selinë e KFOR-it, Pejën – ku është baza e kontingjentit slloven në kuadër të KFOR-it dhe do të marrë pjesë në forumin ekonomik slloveno – kosovar. /rel/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›