Turku Çavushollu, në krye të Asamblesë
Zgjedhja
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, që prej ditës së djeshme do të drejtohet nga një turk. 318 anëtarët e Asamblesë kanë zgjedhur dje deputetin turk, Mevlut çavushollu, në krye të këtij institucioni. Zoti çavushollu ishte kandidati i vetëm dhe është kandiduar nga grupi i Demokratëve Europianë. çavushollu, i cili është në krye të delegacionit turk në PACE, është parlamentari i parë turk që ka marrë këtë funksion të lartë. Turqia është njëra nga anëtaret themeluese të PACE-s, të formuar në vitin 1949. Pas zgjedhjes së çavushollusë, Turqia do të marrë për gjashtë muaj kryesinë rotative të Komitetit të Ministrave - organ i Këshillit të Europës, i cili merr vendime.
#