Turp për ekonomistët socialistë që dëgjojnë një mësues vizatimi
Qofshin socialistë a profesionistë pa parti, “ekspertët” e opozitës janë shfaqur dje si një kope që merr urdhra nga një mësues vizatimi që s’ka qullosur gjë as si piktor e as si udhëheqës politik. Paneli i ekspertëve është shfaqur i pa shqetësuar, që nga ramizisti Shkëlqim Cani, duke vazhduar me pinjollët e nomenklaturës, Ilir Beqja e Mimi Kodheli e deri tek propagandisti i orëve të vona Erion Braçe. Që të gjithë i kanë grisur diplomat e tyre, për të përqafuar idenë e një politikani që është në politikë veç për interesat e tij personale
Fakti/ Rama: Ëndrra e këtyre ditëve është një Shqipëri e infektuar nga kriza greke
“Hedh një gur budallai në lumë dhe mblidhen gjithë të zgjuarit ta nxjerrin prej andej”.
Një situatë e tillë, e përsëritur dhe ripërsëritur më se një herë, është rikthyer sërish në Partinë Socialiste nën siglën “Dialog për të ardhmen...”. Dhe me gjithë gjetjen e vjetër “dialog”, vetëm një të tillë nuk ka. Përkundrazi me monologun e tij të radhës, Edi Rama mban ende monopolin e dërdëllitjeve..., duke folur për gjithçka e duke mos thënë asgjë... Dhe jo vetëm kaq, por nuk ndryshon asgjë, jo nga përmbajtja e atyre që thotë Edi Rama, por as nga paneli i atyre që tundin kokat e tyre (me raste edhe duartrokasin), kur kryetari i tyre ripërsërit me zë të lartë, mendimet e tija.
Këtu qëndron edhe problemi më i madh...
... Te paneli kokëtundës e duartrokitës...
Ata janë edhe shpenzuesit e kohës, në mënyrën më të kotë..., sepse mund të jenë “ekspertë” e “specialistë” në fushat e tyre, por janë të detyruar të dëgjojnë “dialogun me veten” e thënë ndryshe “monologun” e kryetarit të tyre.
Me sa duket, fakti që “ekspertët” e PS-së janë të detyruar (si një e keqe kjo) të dëgjojnë ëndrrën e kryetarit të tyre për një Shqipëri të infektuar nga kriza greke, ana tjetër e medaljes ka të bëjë me revanshin e Edi Ramës (si një e mirë kjo), i cili merr guximin e tu japë leksione ekonomie, “ekspertëve” të ekonomisë në Partinë Socialiste.
Se sa mund të quhet “një e mirë kjo”, vetëm për Edi Ramën mund të jetë e tillë, sepse, për sa i përket “ekspertëve” të opozitës, qofshin socialistë a profesionistë pa parti, ata janë shfaqur dje si një kope që merr urdhra nga një mësues vizatimi që s’ka qullosur gjë as si piktor e as si udhëheqës politik. Po të shfletojmë CV-në e Edi Ramës edhe për pjesën e tij si sportistë, atëherë kuptojmë se me leximin virtual se “ai ka gdhendur emrin me bythë në stolin e rezervave të ekipit të basketbollit ku bënte pjesë”, atëherë përforcohet ideja se ai edhe në këtë fushë nuk ka qullosur..., sërish asgjë... Dhe të presim çudinë e të na befasojë si udhëheqës politik.
Perspektiva për një pritshmëri të tillë të mundshme është shumë e errët. Këtë e errëson vetë Edi Rama, i cili, në tentativën për tu ngjitur në rrugën e “udhëheqësit politik”, as ide nuk mund të prodhojë. Sa e vërtetë është kjo, dukshëm bie në sy krahasimisht, kur ndërsa mëson për nisjen dje të “Dialogut për të ardhmen...”, e thënë ndryshe monologun e radhës, nuk ka se si të mos vijë ndër mend, se edhe katër vjet më parë, ai inicioi një tjetër monolog, atëherë nën siglën “Dialog për Shqipërinë”.
Sikurse edhe në monologun e djeshëm, i cili me gjasa do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme edhe në monologun e katër viteve më parë, Edi Rama thoshte mendimet e tij me zë të lartë dhe paneli i “ekspertëve” shfaqej i pa shqetësuar, sikurse edhe dje, që nga ramizisti Shkëlqim Cani, duke vazhduar me pinjollët e nomenklaturës, Ilir Beqja e Mimi Kodheli e deri te propagandisti i orëve të vona në “Facebook”, Erion Braçe. Kaq mjafton për Edi Ramën..., që kur fletë ai, të ketë ndoca “ekspert” përballë që të mos e lënë të duket sikur ai flet me vete. Nga ana e tyre edhe këta “ekspertë”, janë në rregull me veten, për aq sa diplomat e tyre nuk kanë se për çfarë tu duhen, ndaj edhe i kanë grisur, duke u bërë pjesë e vetëkënaqësisë së përqafimit të ideve të një politikani që është në politikë veç për interesat e tij personale...