E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turpërohet Juventusi

Juventusi është mposhtur me rezultat 2-1 para tifozëve të vet nga Udinese në përballjen e fundit të javës së 22-të në Serie A.

Vendasit luajtën më mirë në pjesën e parë të takimit, mirëpo pas 45 minutash nuk arritën të realizojnë gol.

Pas një ore lojë, Claudio Marchisio shënoi një gol të bukur për t`ia dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Mirëpo, Udine nuk kishte udhëtuar për t`u mposhtur. Fillimisht Cristian Zapata (67’) barazoi rezultatin, ndërsa Alexis Sanchez kaloi mysafirët në epërsi (85’), dhe ky rezultoi të ishte goli fitores për mysafirët.

Me këtë fitore, Udinese ngritet në pozitën e gjashtë me një pikë më shumë se Juventusi që gjendet një pozitë më poshtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›