E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenden të vetëmbytur në lumë dy të moshuar

Dy persona kanë humbur jetën sot, të mbytur në rrjedhën e lumit Shkumbin dhe Devoll. Riza Karriqin 60-vjeç është gjetur poshtë urës së Toromanit në rrjedhën e Lumit Shkumbin ndërsa Hatixhe Tocila 60 vjeçu gjet në rrjedhën e ujërave të lumit Devoll, në qytetin e Gramshit. 

PERRENJAS/GRAMSH- Dy persona kanë humbur jetën sot, të mbytur në rrjedhën e lumit Shkumbin dhe Devoll. Burime nga policia kanë bërë të ditur se një person është gjetur poshtë urës së Toromanit në rrjedhën e Lumit Shkumbin dhe bëhët fjalë për , Riza Karriqin 60-vjeç banues në fshatin Katjel të qytezës së Përrenjasit. Ndërsa personi tjetër u gjet në rrjedhën e ujërave të lumit Devoll, në qytetin e Gramshit dhe bëhet fjalë për Hatixhe Tocila 60 vjeç, banuese në fshatin Pishaj të rrethit të Gramshit. Policia ka deklaruar se të dyja viktimat janë vetëmbytur në lumë. Ndërkohë po punohet për të zbardhur shkaqet që kanë shtyrë këta të moshuar drejt vetëvrasjes.

(e.n/start/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›