Përrenjas, gjendet i mbytur në lumë 60 vjeçari
Një i moshuar ka humbur jetën sot në rrjedhën e lumit Shkumbin. Policia bëri të ditur se Riza Karriqi, 60-vjeçar banues në fshatin Katjel të qytezës së Përrenjasit është gjetur i vetëmbytur poshtë urës së Toromanit në rrjedhën e Lumit Shkumbin, shumë pranë fshatit të tij. Policia tha se viktima e ka ndërmarrë aktin gjatë orëve të vona të mbrëmjes së shkuar.