E Enjte, 5 Nëntor 2026

Penza-Prishtina, finalja e Ligës Unike

Edicioni i parë i Ligës Unike, Shqipëri – Kosovë, në basketboll për femra do të ketë në finale një derb kosovar. Penza – Prishtina, ndërsa ky çift ishte dhe në Superkupën Mbarëkombëtare, e cila u fituar nga skuadra e Pejës. Penza është kualifikuar për në finalen e Ligës Unike, teksa të mërkurën ka mundur Bashkimin e Prizrenit, 83-57. Penza e ka nisur mirë ndeshjen, ndërsa ka kryesuar deri në 5-0. Por më pas rikthehen në lojë vajzat e skuadrës së Prizrenit, që luajnë si të barabarta, ndërsa fitojnë periodën e parë 13-17.

Pas fillimit të barabartë, pejanet marrin frenat e lojës në dorë në periodën e dytë, ndërsa kanë thelluar deri në 13 pikë diferencë duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 34-27. Penza vazhdon me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, që shkoi deri në 17 pikë diferencë, 54-37. Në fund të 30 minutave. Penza ka kryezuar 57-41 për ta mbyllur ndeshjen në shifrat 83-57.  Ndërkohë Prishtina ka mundur Flamurtarin, 74-68. Vlonjatet e kanë nisur mirë ndeshjen, ndërsa kanë kryesuar deri në 15 pikë diferencë, 22-7 për ta mbyllur periodën e parë në shifrat 24-11.

Lojë interesante u zhvillua në periodën e dytë, ndërsa Flamurtari kryeson deri në 34-17. Duket sikur ka një frenim në lojën e vlonjateve. Prishtina zgjohet e në fund të periodës së dytë Flamurtari kryeson në 40-34. Perioda e tretë ishte e barabartë 15-15, ndërsa rezultati në total ishte 55-49 për Flamurtarin.

Shumë interesante perioda e katërt, që vulos dhe fitoren e Prishtinës, 74-68. Flamurtari do të luftojë për vendet 3-4 ndaj Bashkimit të Prizrenit për të kurorëzuar kështu Ligën Unike, Shqipëri-Kosovë, në basketboll për femra.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›