Timoshenko ne greve urie
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, aktualisht në vuajtje të dënimit me shtatë vjet burg, ka filluar grevën e urisë.
Avokati i saj, Serhiu Vllasenko, tha se zonja Timoshenko më 20 prill ka filluar grevën e urisë.
Më tej, ai u tha gazetarëve në burgun Kaçaniv, ku ndodhet ish-kryeministrja, se Julia Timoshenko ka plagë në trup dhe në duar, pasi me forcë ishte dërguar në një klinikë në Harkov më 20 prill.
Sipas avokatit, Timoshenko është seriozisht e sëmurë dhe nuk mund të lëvizë nga shtrati i saj dhe se e ka filluar grevën e urisë për të protestuar kundër “jo ligjshmërisë në burg” dhe situatës në Ukrainë.
Në tetor të vitit të kaluar, Julia Timoshenko ishte dënuar me burg për keqpërdorim të pozitës, por ajo thotë se është viktimë e represionit të motivuar politikisht, nga ana e qeverisë së rivalit të saj, presidentit Viktor Janukovic.
Avokati mohoi faktin që klientja e saj ka refuzuar të lejojë doktorët ta ekzaminojnë, por ai shtoi se ajo u dërgua në spital pa dëshiren e saj.
Ditën para se të dërgohej në spital, Timoshenko u thirr në një tjetër seancë gjyqësore, që ka të bëjë me akuza për evazion fiskal. Gjithsesi ajo kishte refuzuar të ishte e pranishme në seancë, duke nxjerrë si shkak problemet me shëndetin.
Ish-kryeminsitrja ka akuzuar presidentin Viktor Janukovic, duke thënë se ish- rivali i saj ka vepruar në këtë mënyrë për hakmarrje.