E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi/ Shpërthim në minierë, 19 të vdekur e 16 të zhdukur

Të paktën 19 të vdekur dhe 16 të zhdukur është bilanci tragjik i një shpërthimi të ndodhur në një minierë qymyri në afërsi të qytetit Bursa, në Turqinë perëndimore. Lajmi është bërë i ditur nga rrjeti privat televiziv Ntv, sipas së cilit shpërthimi është provokuar nga gazi i metanit. Kufomat e 6 minatorëve janë mundur të nxirren në sipërfaqe nga skudrat e shpëtimit. "Jemi shumë të trishtuar për këtë aksident të tmerrshëm, por nuk kemi humbur shpresat për të gjetur të gjallë minatorë të tjerë që mungojnë", ka shpjeguar ministri i Punës Omer Dincer. Shpërthimi ndodhi në një minierë në afërsi të zonës Kemalpascià, në një thellësi nga 250 deri në 350 metra nën tokë. Shpërthimi provokoi shembjen e një galerie e cila solli më pas edhe bllokimin e minatorëve. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së enjtes në një minierë qymyri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›