E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE diskuton për ekonominë e brishtë të Greqisë

Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian ka shprehur shqetësimin e saj për situatën e rëndë ekonomike në Greqi. "Situata e borxhit në Greqi është shumë e rëndë,"- ka deklaruar ministrja suedeze Cecilia Malmstrom. Por kryeministri grek Georgios Papandreou shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë greke për të zgjidhur sa më shpejt që të jetë e mundur këto probleme për shtetin e tij që po kalon këtë fazë krizë në shumë sektore të ekonomisë.
"Qeveria jonë është shumë e ndërgjegjshme për sfidat të cilat i duhet asaj që të përballojë. Ne për fat të keq jemi akoma pjesë e një sistemi të korruptuar i cili funksionon në bazë të klientelizmit. Gjithashtu Ne do të përpiqemi me të gjithë forcën që të ulim borxhin e vendit tonë"- pohoi kryeministri grek Papandreou.
Të njëjtin mendim ka shprehur edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila e ka cilësuar situatën si shumë shqetësuese.
"E ardhmja e Greqisë i intereson gjithë Evropës dhe do të diskutohet në orët e ardhshme në samitin e liderëve të vendeve anëtare të BE-së", ka pohuar Merkel.
Ajo ka shtuar se kjo është një çështje që prek të gjithë kontinentin e vjetër, pasi Greqia është në zonën euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›