E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi, Topi: Politika ti kushtojë më shumë rëndësi biznesit

STAMBOLL- Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Tuqi mori pjesë në takimin e Këshillit të përbashkët të biznesit-shqiptaro turk në Stamboll.

Topi gjatë fjalës së tij në këtë takim vlerësoi shtetin mikpritës si aleatin strategjik të Shqipërisë.

“Fakti që brenda një mandati realizoj vizitën e dytë zyrtare në Turqi me ftesë të presidentit Gyl, dëshmon nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve.Edhe me presidentin Gyl ndame mendimin se jemi aleate strategjikë në rajon e se niveli ekonomik i marrëdhënieve ende nuk i përgjigjet nivelit të marrëdhënieve politike”,- theksoi Topi.

Kreu i shteti shqiptar vlerësoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve Shqipëri-Turqi., ndërkohë theksoi rëndësinë që politika duhet të ketë ndaj biznesit.

“Shqiptarët që studiojnë e jetojnë në Turqi na lidhin akoma më shumë. Si president e kam parë dhe e shoh të domosdoshme vëmendjen e politikës ndaj biznesit. Në lehtësimin ligjor e praktik të punës së tij në mënyrë që cdo pengesë e problem të zgjidhet”,- nënvizoi Topi.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›