Gazetarët kërkojnë ndihmën e BE-së
Në kundërpërgjigje ndaj krizës, me të cilën po përballet gazetaria në Europë, veçanërisht shtypi i shkruar, sindikatat e gazetarëve në të gjithë kontinentin pritet të nisin një fushatë për të bërë trysni ndaj Bashkimit Europian, në lidhje me inkurajimin e vendeve anëtare për të mbështetur dhe ndihmuar këtë sektor.
Nëse qeveritë japin fonde për galeritë e arteve në mënyrë që të mbrojnë pluralizmin kulturor, sipas gazetarëve, po këto shtete mund të financojnë dhe të ndihmojnë financiarisht edhe pluralizmin e informimit.
Në takimin vjetor të Federatës Europiane të Gazetarisë në Stamboll, në të cilin morën pjesë sindikata të gazetarëve nga 24 vende, u vendos që të nxitej Brukseli për të bërë diçka për të zgjidhur krizën e shtypit të shkruar, që po bëhet gjithnjë e më e thellë.
“Shkurtimi i fondeve për të paguar opinionistët, përkeqësimi i pagave dhe kushteve të jetesës dhe gazetaria jo-etike, kanë krijuar një spirale rënieje për medien dhe demokracinë në Europë”, deklaroi në mbledhje Arne Koning, president i organizatës.
Në mënyrë më konkrete, sindikatat pritet që të lobojnë në Bashkimin Europian dhe te parlamentarët përkatës që të nxisin vendet anëtare të BE-së, që të ndihmojnë gazetarinë përmes hapjes së një debati kombëtar, për forcimin e gazetarisë si një e mirë që u vlen të gjithëve, pra si një e mirë publike.