Zgjedhjet në Poloni, më 20 qershor

Autoritete e Polonisë kanë njoftuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme presidenciale do të mbahen më 20 qershor. Zgjedhjet në Poloni mbahen pasi presidenti i vendit Lech Kazscynski humbi jetën tragjikisht në një aksident ajror, më 10 prill në Rusi.
Zëdhënësi i Bronislav Komorovskit, ushtrues detyre i presidentit, tha se Komorovski e ka nënshkruar vendimin për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Sondazhet tregojnë se Komorovski, kandidat presidencial i qendrës së djathtë, i Platformës Civile të kryeministrit Donald Tusk, mund t’i fitojë zgjedhjet.
Partia opozitare konservatore e Ligjit dhe Drejtësisë, e prirë nga vëllai i ish-presidentit, Jaroslav Kazcysnki, pritet të emërojë kandidatin e saj të shtunën.
Disa anëtarë të partisë thanë se do ta mbështesin Kazcynskin, por ai nuk është deklaruar nëse do të synojë këtë post.