Shoqata e ndërtuesve: 400 pallate në Tiranë, të pahipotekuara
TIRANE- Mijëra qytetarë pritet të përfitojnë nga nënshkrimi i marrëveshjes për hipotekimin apartamenteve. Qytetarët i kanë blerë apartamentet por nuk i kanë në duar tapinë. Sipas të dhënave të shoqatës së ndërtuesve janë mbi 400 pallate në Tiranë që nuk kanë hipotekë e që përfaqësojnë një kapital miliona euro të bllokuar.
“Janë rreth 400 pallate të pahipotekuara. Shpresoj se kryetari i ri i bashkisë të ketë vullnetin të nxisë këtë proces duke mos mbetur vetëm në letër.” deklaroi nëndrejtori i shoqatës, Ilir Hebovija.
Sipas shoqatës së ndërtuesve firmat nuk kanë mundur të hipotekojnë pallatet për shkak të mosmarrëveshjeve mes pushtetit vendor dhe institucioneve shtetërore.
Shoqata e ndërtuesve kërkon të jetë palë, jo vetëm si grup interesi por duke ofruar dhe asistencë teknike.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)