Turqi, ish-presidenti Evren në gjykatë për komplot
ANKARA - Pas më shumë se 30 vjetësh, një gjykatë në Ankara nis sot procesin gjyqësor kundër gjeneralit Kenan Evren, i cili shërbeu si president i Turqisë në vitet ’80, pas marrjes së pushtetit nga ushtria.
50 persona u ekzekutuan dhe shumë të tjerë u zhdukën, ndërsa qindra vdiqën nëpër burgje gjatë tre viteve të sundimit ushtarak pas komplotit të 12 shtatorit 1980.
Ish-presidenti Kenan Evren, tashmë 94 vjeç do të duhet të japë llogari bashkë me të akuzuarit e tjerë, si arkitektë të grushtit të shtetit. Mediat thonë se nëse shpallet fajtor për udhëheqjen e komplotit ushtarak, Evren rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm, por mosha e tij e madhe nuk do t’i lejojë të vuajë dënimin.
(er.nu/news24/BalkanWeb)