Turqi, jo aborteve edhe në raste përdhunimi

Rexhep Taip Erdogan / Foto arkiv
Vazhdon në Turqi polemika e hapur të shtunën e kaluar nga kryeministri Erdogan, i cili e ka cilësuar abortin si vrasje, duke paralajmëruar miratimin e pashmangshëm të një ligji kufizues.
Presidenti i komisionit të të drejtave të njeriut në Parlament, Ayhan Sefer Ustun, ka ngritur më shumë tonet e debatit, kur është shprehur se legjislacioni i ri duhet ti ndalojë abortet edhe në rastet e dhunimit, duke shkaktuar në këtë mënyrë një reagim të fortë të opozitës dhe lëvizjeve feministe. / G.N.