Spanja mohon ti ketë kërkuar FMN-së ndihmë

Luis de Guindos (foto Bloomberg)
Ministri spanjoll për Ekonominë, Luis de Guindos, ka mohuar nisjen e diskutimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar për marrjen e ndihmës financiare, raporton BBC. Gjithashtu një gjë të tillë e ka mohuar edhe vetë FMN, e cila ka saktësuar se Spanja nuk ka bërë asnjë kërkesë për borxh.
Megjithatë, kreu i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, e ka përshkruar situatën në eurozonë si të paqëndrueshme dhe ka zëra se Spanja ka kërkuar ndihmë nga FMN gjatë takimit të zv.kryeministres së saj me Kristine Lagarde.
A mundet që BQE të mbushë vakumin e krijuar nga qeveritë e vendet në zhvillimin fiskal? Përgjigja është jo, tha Draghi duke folur në Parlamentin Evropian.
Spanja ka marrë epiqendrën e krizës së eurozonës duke qenë se ka shqetësim për qëndrueshmërinë bankave. Të dhënat e fundit tregojnë se inflacioni ka qenë më i ulët se sa pritej këtë muaj. Në maj ishte në nivelin 2.4% ndërsa në prill ishte 2.6%. Ndërsa papunësia në eurozonë është 11%. /F.S/