Turqi, këpucë kundër Strauss-Khan
Në shenjë proteste, një student turk në Stamboll hoqi këpucët dhe i hodhi drejt Drejtorit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Domenik Straus Khan ndërsa ai po mbante një fjalim në një universitet. Siç shjihet edhe nga pamjet rojet e sigurisë e tërhoqën zvarë studentin, i cili arriti të hedhë atleten në këmbët e Straus Khan. Largohu nga ky universitet hajdut bërtiste studenti, por incidenti nuk i bëri aspak përshtypje kreut të FMN-së.