Bode: Rritja më e madhe këto 8 vitet e fundit
Shqipëria njohu gjatë vitit të kaluar rritjen më të lartë ekonomike në pothuaj gjithë dekadën e fundit, pavarësisht krizës ekonomike botërore. Sipas ministrit të Financave Ridvan Bode rritja ekonomike për 2008 që kapi nivelin 8 për qind, u mbështet nga një volumim i madh investimesh publike si edhe përmirësimit të klimës së biznesit.
Duke folur per pushtetin vendor Bode tha se fondet e marra i kanë përdorur më së shumti për rroga apo shpenzime të tjera në funksion të stafit sesa për investime për rritjen e mirëqënies së komunitetit.
Bode “Kemi rritur niveli e granteve konkuruese por pushteti vendor i ka përdorur për shpenzime operative.”
Deklaratat u bënë gjatë raportimit para Komisionit të ekonomisë në lidhje me zbatimin e Buxhetit të Shtetit të vitit 2008 ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Robert Çeku.