Turqi, mbi 50 të vdekur për shkak të një tërmeti
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë lindore, duke provokuar vdekjen e të paktën 51 personave, bëjnë të ditur burime zyrtare. Tërmeti me magnitudë 6. 2 ballë i shkallës Rihter , e kishte epiqendrën në fshatin Basyurt në provincën Elazig . Lëkundjet u ndjenë rreth orës 04: 32 minuta të mëngjesit të së hënës, pasuar edhe nga disa lëvizje të tjera sizmike. Ndërkaq raportohet se ekipet e shpëtimit janë aktivizuar menjëherë dhe po punojnë për të nxjerrë nga rrënojat persona që mendohet se mund të jenë ende gjallë apo edhe trupat e viktimave. Po sipas burimeve zyrtare, mësohet se të paktën 60 persona janë dërguar në spital, shifra këto që mund të ndryshojnë nga çasti në çast. Nga tërmeti janë shkaktuar edhe demë të mëdha materiale, ndërsa guvernatori i Elazig, Muammer Erol tha se tërmeti ka rrënuar disa xhami. Gjithashtu janë rejgistruar edhe shumë shtëpi. Turqia është një vend që preket shpesh nga tërmetet, sepse aty përplasen me njëra-tjetërn pllakat kontinentale të Afrikës dhe Europës. Në vitin 1999, nga dy tërmetet e rënda në veriperëndim të vendit humbën jetën rreth 20.000 njerëz. Tërmeti në Turqi, pason tërmetet e fuqishmë në Haiti dhe në Kili.