E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, minibusi përplaset me maunen, 10 të vdekur

10 persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur pas përplasjes së një minibusi me një maune, në kryeqytetin turk.
 

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja më e madhe turke “Zaman”, e cila saktëson se aksidenti zuri vend në autostradën Beypazar-Nallıhan, mëngjesin e sotëm.

Sipas guvernatorit të zonës, Mustafa Kaya, numri i viktimave arrit në 10 pasi një i plagosur që ishte transportuar për në spital humbi jetën. Ndërkohë, edhe tre persona të tjerë nga 5 të plagosurit, janë në gjendje të rëndë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›