Turqi, ministrat e mbrojtjes së NATO-s mbërrijnë në Stamboll
Ministrat e mbrojtjes së NATO-s mbërritën të enjten në Stamboll për një takim ku pritet të diskutohet rreth çështjes në Afganistan.
Në takimin, në qytetin më të madh të Turk, do të diskutohet për trajnimin e ushtrisë afgane dhe forcave të policisë.
Ministrat e NATO-s gjithashtu do të diskutojnë me vendet jashtë organizatës që kanë dërguar trupa në Afganistan. Zyrtarë të SHBA-së thanë të enjten se sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates ka kërkuar që aleatët e NATO-s të dërgojnë deri në 4.000 trajnues. Këta kërkohen për të përgatitur ushtrinë dhe policinë në Afganistan për të marrë përsipër sigurinë e vendit vitin e ardhshëm. Në këtë mënyrë mund të fillojë tërheqja graduale e SHBA-së dhe e aleatëve të tjerë të NATO-s në korrik të vitit 2011. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka cilësuar se operacionet në Afganistan do të zgjasin derisa afganët të jenë të aftë për të drejtuar dhe për të siguruar vendin e tyre. Përveç Rasmusen dhe Gates, bisedimet do të ndiqen nga komandanti i lartë i trupave të SHBA-së në Afganistan, gjenerali Stanley McChrystal, si dhe nga ministrat e mbrojtjes dhe ministrat e brendshëm të Afganistanit.Pritet të marrin pjesë gjithashtu edhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara.
Axhenda përfshin gjithashtu edhe operacionet në Kosovë, ku forcat e NATO-s tashmë kanë reduktuar numrin në rreth 10.000.