Barroso: Duhen reforma faktike për integrimin

Deklaratat u bënë në Bruksel gjatë takimit me Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani.
“Sigurisht që mund të bëni një analizë të përgjithshme, më të gjerë në kontekstin e integrimit dhe kjo është krejtësisht e legjitimuar, por në kontekstin e Komisionit, ne duam edhe rezultate faktike për vende specifike që i plotësojnë kriteret për anëtarësim. Pra ne nuk shikojmë nuk shikon çështjet që kanë të bëjnë me kontekstin e gjerë, por me arritjet dhe meritat e secilit vend. Kjo është mirë, por është shumë e rëndësishme që Komisioni vetë të ruajë besueshmërinë dhe siç e përmenda edhe pak më parë, ne shikojmë që Shqipëria ka shënuar përparim në rrugëtimin e saj integrues drejt Bashkimit Evropian dhe ne mirëpresim vërtet këtë përparim dhe ne besojmë që edhe Presidenti i Shqipërisë do të vazhdojë ta përforcojë këtë rrugëtim me këto hapa pozitive”, deklaroi ai kur u pyet nëse Shqipëria meriton të marrë statusin e vendit
kandidat.
Në këtë kontekst, Presidenti Barroso përcolli mesazhin se në këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë duhet vullnet i të gjithë faktorëve politikë dhe institucionalë, dhe se kyçi i suksesit është konsensusi. “Diskutuam edhe çështjet kyçe të Shqipërisë, për reformat thelbësore, madje edhe për hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë Shqipëria drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Jam plot besim se Shqipëria me njerëzit e saj do të tregojnë vendosmërinë dhe kapacitetin për të vazhduar drejt kësaj faze. Shqipëria po bën përparim dhe hapa gjigante për të vazhduar drejt rezultateve pozitive që kanë të bëjnë me integrimin në Bashkimin Evropian. Madje, unë i nxis të gjithë aktorët politikë në vend që të mbajnë një konsensus të fuqishëm dhe të mirë për të ardhmen e Shqipërisë”, deklaroi ai.
Kreu i KE-së theksoi se reformat janë në interes të qytetarëve shqiptarë dhe se ato duhet të vazhdojnë edhe pas progres-raportit me qëllim përmirësimin e standardeve që ndikojnë në jetën e qytetarëve shqiptarë. “Miratimi i Kodit Zgjedhor, madje edhe arritjet në 12 pikat kyçe të integrimit në Bashkimin Evropian, reformat e ndryshme që kanë të bëjnë pikërisht edhe me të drejtat e njeriut, janë edhe hapat e parë drejt rrugës së duhur. Nuk duhen kursyer lëvizjet dhe përpjekjet për t’i plotësuar këto reforma, dhe mbi të gjitha për të luftuar korrupsionin, si dhe për të forcuar zbatimin e ligjit. Në këtë respekt pra, edhe përkushtimi i plotë i Presidentit Nishani pikërisht në këto pika, është shumë i mirëpritur, madje edhe për të diskutuar për të ardhmen e Shqipërisë”, vijoi.
Nga ana e tij, Nishani, ka përmendur disa reforma të rëndësishme në vend për përmbushjen e kritereve të integrimit. “E informova Presidentin Barroso për rishikimin e kuadrit ligjor për kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe gjykatësve, për reformën në sistemin gjyqësor që synon konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. E sigurova Presidentin Barroso mbi përkushtimin tim të fortë si President i Shqipërisë për të bërë më të mirën në mënyrë që të kontribuoj drejt konsolidimit të frymës së bashkëpunimit që të gjitha palët të vazhdojnë të jenë të përfshira e të përkushtuar në këtë proces deri në suksesin e tij”, tha Nishani. Gjatë ditës së sotme, Nishani pritet të zhvillojë takime edhe me Komisionerin Evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. /S.Ll/Start/
2012-09-18 08:49