Turqi, rritet numri i viktimave nga tërmeti

Zyrtarët turkë kanë deklaruar se ka shkuar në 523 numri i personave të vdekur si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë të dielën.
Sipas raporteve mësohet se rreth 1 mijë e 650 janë plagosur, ndërsa 185 të tjerë janë shpëtuar deri më tani.
Përpjekjet e sotme për shpëtim janë komplikuar për shkak të shiut dhe motit të keq, ndërsa ka pasur kritika lidhur me mungesën e tendave të ngitura për personat e prekur nga tërmeti.
Agjencia shtetërore e lajmeve Anatolia njoftoi se ka arritur në Turqi një aeroplan izraelit pas kërkesës për ndihmë të cilën Ankaraja zyrtare u drejtoi shumë vendeve të mërkurën.