Tërmeti në Turqi, shkon në 523 numri i viktimave
ANKARA- Zyrtarët turq thonë se ka shkuar në 523 numri i personave të vdekur si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë të dielën.
1 mijë e 650 njerëz raportohet të jenë plagosur, ndërsa 185 të tjerë kanë shpëtuar deri tani.
Përpjekjet e sotme për shpëtim janë ndërlikuar për shkak të shiut dhe motit të keq, ndërsa ka pasur kritika lidhur me mungesën e tendave të ngritura për viktimat.
Agjencia shtetërore e lajmeve Anatoli njoftoi se ka arritur në Turqi një avion izraelit, pas kërkesës për ndihmë të cilën, Ankaraja zyrtare u drejtoi shumë vendeve të mërkurën.
(m.a/News24/BalkanWeb)