E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, digjet kodra me ullishte

 Një zjarr i fuqishëm ka rënë në afërsi të qytetit të Fierit në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës në një kodër me ullishte.

Zjarri i përmasave të mëdha po rrezikon disa banesa në afërsi të tij, ndërsa forcat zjarrfikëse janë nisur me urgjencë në drejtim të vendit për të punuar për shuarjen e flakëve të zjarrit.

 Ende nuk ka të dhëna rreth shkaqeve  që kanë çuar në rënien e tij, ndërsa vënia nën kontroll e flakëve po vështirësohet për shkak të terrenit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›