E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet një i kërkuar për vrasje

Policia e Tiranës në sajë të operacionit të koduar “X Club” ka bërë të mundur arrestimin e një personi të shpallur në kërkim për vrasje. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 24-vjeçari Ervin Meta pasi ishte dënuar me 15 vite burg për vrasje.
 

Ky operacion i cili u realizua në qytetin e Pukës erdhi pasi 24 vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij, Elvis Meta dyshohet se më 10 Qershor të vitit 2009, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me armë të ftohtë thikë, jashtë ambienteve të një lokali të ndodhur në rrugën e Durrësit në Tiranë, shtetasin Jetmir Ferhati, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
 

Pas kësaj ngjarje ndaj Ervin Metës, Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 15-vite burg për veprën penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim, ndërkohë që vëllai i tij Elvis Meta u kap në flagrancë menjëherë pas ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›