E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi, sekuestrim rekord e shkatërrim i 2 mld rrënjëve kanabis

Xhandarët turq proceduan me një sekuestrim rekord të më shumë se 2 miliardë rrënjëve kanabis në lindje të Turqisë, që më pas u shkatërruan, njoftoi sot një burim lokal i sigurisë. Sekuestrimi u bë javën e kaluar pranë qytetit Baskale (krahina e Vanit), jo larg kufirit iranian në një terren malor prej mijëra hektarësh, saktësoi i njëjti burim.
Disa qindra ushtarë morën pjesë në kontrollin e terrenit, që zgjati jo më pak se pesë ditë. Kanabisi i shkatërruar mund të shërbente për të prodhuar 50 tonë hashash, me një vlerë tregtare prej 34 milionë dollarësh, sipas autoriteteve. Van ndodhet në rrugën e kalimit mes Azisë dhe Evropës për trafik droge dhe imigracion klandestin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›