E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon ekspozimi i pikturave më të fundit në Galerinë e Arteve

Një ndër të paktat institucione kulturore që janë hapur për shqiptarët dhe turistët e huaj, aktualisht është Galeria e Arteve. E ndërsa Teatri Kombëtar, Akademia e Arteve apo Teatri i Operas dhe i Baletit, e kanë mbyllur sezonin e tyre artistik, për t'u rikthyer me premierat operat apo edhe shfaqjet në muajt që kanë edhe kulmin e punës që janë shtatori dhe tetori. Në Galerinë eArteve ende vazhdon të funksionojë në mënyrë permanente, arti shqiptar. Rreth 100 turistë çdo muaj e vizitojnë këtë galeri, kryesisht shtetasit e huaj dhe emigrantët shqiptar. Sipas zyrtarëve të Galerisë së Arteve është një shifër e kënaqshme dhe turistët shprehen të kënaqur për vlerat e veçanta që mbart kjo galeri. Pikturat më të fundit që janë shfaqur në Galerinë e Arteve, është ajo "120 vjet art", sigurisht edhe kjo ka patur disa ndryshime në disa nga pikturat që janë zëvëndësuar me të reja. Kjo galeri jep përmes pikturës historinë e popullit shqiptar në 120 vitet e fundit. E ndërsa përpos Muzeut Kombëtar, Galeria e Arteve është institucioni kulturor ku emigrantët shqiptar kanë mundësinë e një vizite për të parë kulturën shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›