Turqi, shpërthimi, 2 të vdekur dhe 10 të plagosur

Ministri i brendshëm i Turqisë ka thënë se një shpërthim që besohet të jetë shkaktuar nga një vetvrasës me bombë, ka vrarë një person dhe ka plagosur dhjetë të tjerë, në Turqinë jugore sot.
Idriz Naim Sahin, tha se shpërthimi ndodhi në qendër të qytetit Bingol, kryesisht të banuar me kurdë.
Ai tha se shpërthimi ishte në afërsi të ndërtesës së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, por që kjo ndërtesë nuk ishte shënjestër e sulmit.
Askush, ende , nuk e ka marrë përgjegjësinë rreth këtij shpërthimi.