Mevlid Jashareviqi grabites terrorist dhe vehabist

Personi i cili te premten 28.10. sulmoi ambasaden e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Sarajeve eshte Mevlid Jashareviq 23 nje shtetas i Serbise nga Novi Pazari konfirmuan te premten zyrtare te agjencise se sigurise se Bosnje dhe Hercegovines. Drejtori i Agjencise se Inteligjences dhe Sigurise OSA Almir Dzhuvo tha se Jashareviqi kishte vizituar me pare Maocen e Eperme vend ky i njohur si bastion i vehabisteve prane Berckos ne te cilin policia boshnjake pati arrestuar ne shkurt 2010 disa vehabiste.
Prokurori i shtetit Avdo ampara sqaroi se Jashareviqi ne vitin 2005 ka qene i denuar ne Austri per veper penale te grabitjes. Pasi kryer tre vjet burgim ai eshte debuar ne Serbi. Mevlid Jashareviq kaloi kufirin ne oret e hershme te mengjesit te dites se premte dhe hyri ne Bosnje dhe Hercegovine per te kryer aktin terrorist. Kur dikush vendos per te bere dicka individualisht eshte shume e veshtire qe ai te kapet te lokalizohet dhe te veprohet kunder tij tha Dzhuvo. Ai nuk mund ti pergjigjej pyetjes nese ky person ka patur bashkepuntore ne sulmin e djeshem por shtoi se institucionet pergjegjese ne Bosnje e Hercegovine po bashkepunojne me agjencite policore ne Serbi ku po ashtu kane filluar hetimet sepse Jashareviqi eshte shtetas i Serbise. Nderkohe eshte njoftuar se policia serbe ka shtuar masat e sigurise per ambasaden e SHBA-se ne Beograd.
Paralajmerohen ndryshimi i ligjit dhe forcimi i agjencive te sigurise
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Automjet i policise boshnjakeZyrtaret e policise ne Bosnje dhe Hercegovine thane se eshte shume heret qe te flitet per motivin e sulmit i cili do te percaktohet pas kryerjes se hetimeve. Sipas deshmitareve okulare sulmuesi ka bertitur parulla kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ajo qe dihet tani eshte se ne kemi hapur nje hetim per kete rast per veper penale te terrorizmit ne baze te deshmive qe ne kemi mbledhur deri tani tha Dzhuvo. Mevlid Jashareviqi eshte arrestuar dhe derguar ne spital ku po i ofrohet ndihme per shkak te plagosjes gjate te shtenave jashte ambasades amerikane. Policia i ka kapur atij edhe dy granata dore.
Kryetari i presidences se Bosnje dhe Hercegovines Zheljko Komshiq paralajmeroi nje lufte vendimtare kunder terrorizmit perkatesisht nje grup masash duke filluar nga ndryshimet ne ligjin per mbeshtetjen materiale te njesive te inteligjences dhe policise dhe institucioneve te Bosnje dhe Hercegovines. Ne menyre qe lufta kunder terrorizmit dhe krimit ne pergjithesi te jete me efikase theksoi Komshiq. Ne do te intensifikojme masat dhe do te koordinojme punen ne menyre qe qytetareve te iu ofrojme nje shkalle sa me te larte te sigurise deklaroi edhe anetari tjeter i presidences Bakir Izetbegoviq.
Patrick Moon Ne shpresojme qe ky incident do te bashkoje qytetaret
Ky sulm nuk eshte dicka qe do te frenoje aktivitetet dhe perpjekjet qe jane duke bere Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne kete vend. SHBA eshte nje mik i qytetareve te Bosnje dhe Hercegovines dhe ne jemi ketu per te qendruar nje kohe te gjate tha mbreme ne Sarajeve ambasadori amerikan ne Bosnje dhe Hercegovine Patrick Moon. Ne shpresojme qe edhe ky incident do te shfrytezohet per te bashkuar qytetaret e Bosnjes dhe Hercegovines drejt nje qellimi te perbashket per te bere ate cfare eshte e nevojshme per tu bere pjese e Evropes tha ambasadori Moon.
Nderkaq autoritetet e Bosnje e Hercegovines denuan njezeri sulmin terrorist duke theksuar se ky nuk eshte sulm vetem ndaj ambasades amerikane por edhe sulm ndaj qytetareve te Bosnje dhe Hercegovines.
Autor Samir Huseinoviq / Esat Ahmeti
Redaktoi Aida Cama