E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lidhja Arabe: Asadi duhet të ndalë urgjent dhunën

Ministrat arabë kanë deklaruar sot se i kanë dërguar një mesazh urgjent presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, duke i bërë thirrje t`i japë fund dhunës shtatë mujore kundër civilëve. Kjo thirrje vjen pas vrasjes së 40 demonstruesve nga forcat siriane.

Komiteti i Lidhjes Arabe për krizën siriane, njoftoi se i dërgoi mesazhin urgjent qeverisë siriane për të shprehur pakënaqësinë për vrasjen e vazhdueshme të civilëve sirianë.

Ky komitet ka shprehur shpresën se qeveria e Sirisë, do të ndërmarrë masa për mbrojtjen e civilëve.

Ministrat arabë, pritet të takohen me zyrtarë sirian të dielën në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›