E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, tetë viktima nga përmbytjet


Tetë persona kanë vdekur në Turqi për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve masive të tokës qe ka përfshirë vendin në 24 orët e fundit. Kryesisht është goditur zona veri-lindore e provincës së Rize-s në Detin e Zi dhe qyteza Gundoglu. Lajmi është bërë i ditur nga mediat turke, sipas së cilave rrëshqitjet e tokës kanë provokuar edhe ndërprerjen e komunkimit dhe qarkullimin në disa rrugë të vendit. në disa raste ka patur edhe ndërprerje të komunikimeve telefonike. po sipas mediave turke, bilanci i viktimave mund të rritet gjatë orëve ne vijim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›